Ja favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve

05 prill 2018 | 13:43

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jenë katër gjysmëfinalistet e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, rezultatet e thella të arritura nga disa prej ekipeve në ndeshjet e para, i kanë bërë kompanitë e basteve që të ndryshojnë ndjeshëm kuotat për fitimin e këtij kompeticioni.

Sipas “Bet 365” pretendentët kryesorë janë katalunasit e Barcelonës. Fitimi i kompeticionit nga spanjollët kuotohet me 3.25. Pas tyre vjen një tjetër ekip spanjoll, Reali i Madridit që kuotohet me 3.40, pastaj Bayerni me 4 dhe më pas Liverpooli (6.50), City (17), Sevilla (151), Roma (201) dhen në fund Juventusi me 251.

E njëjta gjë dhe për kompaninë “888sport”, ndërsa ”Betfair” i sheh të barabarta shanset e Realit dhe Barcelonës për të fituar trofeun. Secila prej tyre kuotohet me 3.25.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) ia ka ofruar pozitën e…