BE-ja hap qendër kulturore në Mitrovicën e Veriut

07 maj 2018 | 14:52

Bashkimi Evropian (BE) ka hapur të hënën Qendrën kulturore në Mitrovicën e Veriut.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre, ka qenë e pranishme përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Me këtë rast, Apostolova ka deklaruar se Kosova ka një të ardhme të ndritur evropiane.
Ndërsa sa i përket hapjes përfundimtare të urës së Ibrit, ajo ka thënë se nuk mund të japë një përgjigje të saktë.

Më tutje, Apostolova ka folur edhe për liberalizimit të vizave. Ajo ka thënë se është optimiste për këtë çështje, por sipas saj i mbetet secili shtet të votojë në mënyrë vetanake për çështjen e vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsene Wenger e ka drejtuar Arsenalin në ndeshjen e fundit…