BE-ja kërkon të kapen vrasësit e Ivanoviqit, e ofron EULEX-in për ndihmë

16 janar 2018 | 11:28

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të martën në veri të Kosovës.

Kocijançiq ka bërë thirrje që të gjitha palët në Kosovë të përmbahen dhe që autoritetet për sundimin e ligjit të kryejnë punën e tyre.

“Ne presim që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë të mos kursejnë asnjë përpjekje për gjetjen e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonuar. EULEX do të përkrahë autoritetet në përputhje me mandatin e vet. Ftojmë të gjitha palat të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të marrin rrugën e duhur”, ka thënë ajo për grupin “Koha”.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se takimi i paraparë për sot mes Kosovës dhe Serbisë është suspenduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, i…