BE-ja miraton udhëzimet për marrëdhënie me Britaninë pas Brexitit

23 mars 2018 | 14:03

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) është pajtuar me udhëzimet të cilat do të udhëheqin diskutimet lidhur me marrëdhëniet e së ardhmes dhe lidhjet tregtare me Britaninë, pas largimit të kësaj të fundit nga blloku vitin e ardhshëm, transmeton “AP”.

Tusk ka thënë gjatë samitit në Bruksel se udhëzimet do të orientojnë “marrëdhëniet e së ardhmes mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Në këtë dokument tregohet qasja e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke përfshirë disa çështje si sigurinë, marrëdhëniet në mbrojtje dhe politikë të jashtme si dhe marrëveshjen për tregti në të ardhmen, raporton “Rel”.

Britanisë i është lejuar të negociojë marrëveshje tregtare pasi të largohet nga blloku më 29 mars 2019, mirëpo asnjëri nga paktet nuk mund të fillojë zbatimin pa lejen e BE-së para fundit të dhjetorit 2020, që nënkupton periudhën tranzitore pas Brexitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e XXIV në IP Superligën e Kosovës në basketboll…