Ja posti i rëndësishëm që merr shqiptarja në Gjermani

10 shkurt 2018 | 13:13

Ishte  Hartwig Reimann, i cili ka qene kryetar bashkie i qytetit Schwabach në Gjermani.

Por sot ai ka hequr dorë nga post i këshilltarit. E me kete rast, vendin e tij e ka zënë shqiptarja dr. Rezarta Reimann.
Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartwig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD transmeton albinfo.ch.

Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.
Rezarta Reimann është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 ajo ka ardhur në Gjermani ku ka doktoruar për biologji në Universitetine Jena-s.

Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare për integrim.
“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia”, ka thënë Rezarta Reimann.

“Dhe në asnjë mënyrëm vetëm ai i njerëzve me prejardhje të huaj por i të gjithëve që janë në pozitë të vështirë.
“Për mua është një gëzim i madh” ka thënë Dr. Rezarta Reimann pak para mbledhjes.

Dhe kjo edhe mund të shihej gjatë dhënies së betimit. Nga e premtja e javës së kaluar 46 vjeçarja është këshilltare e SPD-së.
“Ne e përshëndesim atë në mesin tonë”, ka thënë kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjeri grusht Do ta shpëtosh fytyrën tënde nga rrudhat nëse…