BE-ja: Takimi i radhës ndërmjet Thaçit e Vuçiqit, brenda pak javësh

18 korrik 2018 | 12:18

Bashkimi Evropian (BE) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije detajet e  takimit të sotëm në mes të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas kësaj komunikate, palët janë pajtuar që takimi i radhës të ndodhë brenda pak javësh.

“Sot, Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikuar progresin që është bërë në diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ata u pajtuan që brenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhduar punën e tyre”, është theksuar në komunikatën e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heimir Hallgrimsson është larguar nga detyra e trajnerit të Islandës.…