BE-ja me tarifa hakmarrëse mbi importet e ShBA-së

01 qershor 2018 | 16:11

Evropa, Kanadaja dhe Meksika po planifikojnë masa hakmarrëse pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka vendosur tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit në ShBA.

Bashkimi Evropian (BE) ka lëshuar një listë prej dhjetë faqesh të tarifave mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit.

BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trumpi ka thënë se tarifat do t’i mbrojnë prodhuesit amerikanë të çelikut, që janë vitalë për sigurinë kombëtare.

Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka telefonuar Trumpit për t’i thënë se tarifat janë “të paligjshme”.

Në anën tjetër, ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, ka shfaqur shpresën se një përgjigje vendimtare e BE-së do ta bëjë Trumpin të rishqyrtojë vendimin e tij. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës është pak ditë larg dhe të gjithë…