James barazon një rekord të Jordanit  

29 mars 12:06

Cleveland Cavaliers mundi Charlotte Hornets 118-105 në ndeshjen e radhës së NBA, një fitore kjo që merr vlerë të veçantë për LeBron James.

Ylli i Cavaliers, i cili e mbylli sfidën me 41 pikë, 10 topa në tabelë e 8 asistime, regjistroi suksesin e tij të 866 me të paktën 10 pikë personale përsa i përket sezonit të rregullt, duke barazuar një nga rekordet e legjendës Michael Jordan.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Cleveland, që shkatërroi festën e Kemba Walker, i cili me 21 pikët e tij hyri në historinë e Charlotte si shënuesi më i mirë i skuadrës, raporton “TCH”.

Boston Celtics arriti të mposhtë Utah Jazz 97-94, pavarësisht problemeve me dëmtimet që e kanë shoqëruar këtë ekip. Celtics ishte pa Hayward, Irving, Smart e Theis në këtë ndeshje, ndërkohë që infermierisë së skuadrës iu shtuan edhe Marcus Morris e Al Horford. Heroi për Bostonin u bë Jaylen Brown, i cili në sekondën e fundit u tregua i saktë në gjuajtjen e tij nga distanca e 3 pikëve, për t’i dhuruar këtë fitore skuadrës nga Masaçusetsi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Njerëzit kanë studiuar anatominë e trupave tanë për mijëra vjet,…