Jamesi shënon 34 pikë në fitoren e Clevelandit

04 dhjetor 2017 | 12:56

Cleveland Cavaliersi vazhdon të marshojë drejt kreut në Konferencën e Lindjes, me krizën e fillimsezonit që duket se i përket përfundimisht të shkuarës.

Me LeBron Jamesin është gjithçka më e lehtë për Cavsin, që në përballjen e radhës iu imponua 116-111 Memphis Grizzlies, që rivalizoi deri në minutat e fundit me nënkampionen e NBA-s. Mbreti “James” kishte statistikat më të mira me 34 pikë, 12 asistime dhe 2 rikuperime. Philadelphia 76ers ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi Detroit Pistonsit, që humbet disi terren në klasifikim në Lindje, por nuk rrezikon zonën “play-off”. 108-103 u mbyll kjo sfidë, me dyshen Covington-Embiid, që shënoi 50 pikë në total. Në takimet e tjera të mbrëmjes Milwaukee Bucks mposhti 109-104 Sacramento Kingsin me Antetokounmpo që spikati me 33 pikë, 5 asistime dhe 13 rikuperime, Denver Nuggetsi kaloi 110-100 Los Angeles Lakersin, ndërsa New Orleans Pelicansi fitoi në parketin e Portland Trail Blazersit 123-116.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Protagonist në barazimin e Beneventos ndaj Milanit (2-2), portieri…