Japin betimin Begaj dhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Malishevës

18 dhjetor 2017 | 13:16

Është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku 31 asamblistët e këtij kuvendi kanë dhënë dhe nënshkruar deklaratën e betimit. Po ashtu, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka gjithsejtë 31 asamblistë, ndërsa kjo legjislaturë përbëhet nga pesë subjekte politike. Nisma për Kosovën ka njëmbëdhjetë asamblistë, PDK-ja nëntë, LDK-ja gjashtë, Vetëvendosje katër dhe AAK-ja një asamblist.

Mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Malishevës është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e këtij kuvendi.

Në fjalën e tij, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është zotuar se do të punojë për qytetarin dhe do t’i zbatojë në përpikëri ligjet dhe vendimet që dalin nga Kuvendi i Komunal, duke i ftuar të gjithë asamblistët që të bashkëpunojnë për t’i realizuar interesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Po ashtu, Begaj, është zotuar se do të angazhohet maksimalisht, për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës. Ai ka thënë se prioritet e tij gjatë mandatit katërvjeçar do të jenë bujqësia, shëndetësia, infrastruktura shkollore, rrugore, rrjetet e kanalizimit dhe ujësjellësve, pastaj rinia, kultura dhe sporti.

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people smiling

Image may contain: 1 person

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga David Randall Një herë e një kohë, kur Interneti…