Japin dorëheqje dy drejtor të Komunës së Skenderajt

30 janar 2018 | 22:36

Hamit Geci, drejtor i Administratës dhe Driton Mulaj, drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt kanë dhënë dorëheqje nga pozitat përkatëse.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një sqarim për qytetarët ka thënë se drejtorët kanë dhënë dorëheqje për arsye të tyre personale dhe pa asnjë presion prej tij.

“Së pari, drejtori për Administratë, Hamit Geci, ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore. Së dyti, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, vendimi i drejtorit në fjalë as që ka ardhur në Zyrën e Kryetarit, dhe drejtori në fjalë, nuk ka pasur asnjë presion nga kryetari i Komunës së Skenderajt në punët e tij profesionale e aq më pak në punët jashtë profesionit të tij”, thuhet në sqarimin e Komunës së Skenderajt në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Edmond Ekrem Krasniqi Meqë Kosova nuk mund të jetë…