Japoni, 141 të vdekur nga përmbytjet

10 korrik 2018 | 11:00

Të paktën 141 njerëz kanë vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shiu në Japoninë perëndimore, ka bërë me dije Qeveria japoneze.

Kjo është shkalla më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka përjetuar në më shumë se tre dekada.

Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, pasi dhjetëra persona janë ende të humbur.

Rreth dy milionë njerëz janë evakuuar, kurse autoritetet kanë hapur sallat e shkollave për të zhvendosurit nga reshjet.

Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit për t’u marrë me krizën e përmbytjeve.

Më shumë se 70 000 punonjës të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrit dhe ushtrinë, janë të përfshirë në përpjekjet për ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor,…