Jasharaj: Ende ka mundësi për grevë në arsim

20 shkurt 2018 | 20:37

Edhe pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), nuk është ndarë me përshtypje të mira.

Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, i cili tha se SBASHK-u mund të marr vendim që të futen në grevë gjithëditore,

“Ishte një takim që na la të mendojmë se gjërat megjithatë nuk po shkojnë si duhet”, deklaroi Jasharaj, duke mos përjashtuar mundësinë që në Kongresin e SBASHK-ut, më 24 shkurt të ndërmerren edhe hapa më radikalë.

Jasharaj shtoi se është ministri i Financave, Bedri Hamza nga i cili janë ndarë të pakënaqur.

Megjithatë, në kongresin e SBASHK-ut të 24 shkurtit me delegatët, kryesindikalisti thotë se pritet të marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan austriak e mban mend shumë mirë se çfarë…