Jashari fton francezët të investojnë në Skenderaj

01 shkurt 2018 | 14:53

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Në këtë takim, Jashari e ka njoftuar ambasadorin francez për gjendjen në Skenderaj, për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune si dhe për mundësitë që ofron Skenderaj për investime të ndryshme.

Jashari ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me theks të veçantë për shtetet mike të Republikës së Kosovës, siç është Franca.

Ndërsa ambasadori i Francë, Didier Chabert, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje të komunës së Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori ekzekutiv…