Jep dorëheqje guvernatori rus

01 prill 2018 | 14:25

Guvernatori i rajonit rus, Kemerovo ka dhënë dorëheqje, pas zjarrit vdekjeprurës në një qendër tregtare, që la të vdekur 64 persona, në mesin e tyre edhe dhjetëra fëmijë.

Aman Tuleyev ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentit rus, Vladimir Putin, “me kërkesën e tij”.

Tuleyev dhe vartësit e tij janë përballur me kritika të shumta nga publiku për shkak të tragjedisë.

“Me një barrë kaq të rëndë, është e pamundur që unë ta vazhdojë punën si guvernator”, ka thënë Tuleyev, duke shtuar se ky veprim është akt moral.

Kremlini ka thënë se Putini ka pranuar dorëheqjen e Tuleyevit dhe ka emëruar zëvendësguvernatorin Sergei Tsiviyov si guvernator në detyrë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, në një konferencë për medie…