Jep dorëheqje kryeministri i Sllovakisë

15 mars 2018 | 17:14

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka dhënë dorëheqje, pas më shumë se dy javësh prej kur kanë nisur trazirat publike dhe protestat në rrugë si shkak i vrasjes së gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Presidenti Andrej Kiska, ka pranuar dorëheqjen e Ficos në një ceremoni dhe ka emëruar zëvendësin e tij, Peter Pellegrini, për të formuar qeverinë e re.

Qeveria sllovake është lëkundur nga protestat në rrugë, në të cilat është treguar pakënaqësi për mungesën e zhvillimit të hetimeve për vrasjen e gazetarit hulumtues.

Ai ishte duke hetuar disa raste për mashtrime, duke përfshirë biznesmenë të lidhur me politikën dhe krim të organizuar. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë janë paguar 21 për qind ma pak sesa burrat…