Jep dorëheqje Visar Ymeri

02 janar 2018 | 17:10

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç nga pozita e kryetarit, Ymeri është larguar edhe nga funksionet tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për media, nga selia qendrore të partisë.

Dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryesore të kësaj partie.

“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorëhiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë Ymeri në konferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Majlinda Kelmendi është shpallur “xhudistja më e mirë e…