Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i FBI-së

29 Janar 19:51

Zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), Andrew McCabe, ka dhënë dorëheqje, raportojnë mediat amerikane.

“Është pritur që McCabe të largohet nga agjencia federale e zbatimit të ligjit në muajin mars, por ai do të jetë në pushim deri në datën e daljes në pension”, raportoi NBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar atë për njëanshmëri politike.

Largimi i McCabe nga FBI-ja vjen një javë pas një raporti se Trump e ka kërkuar largimin e tij.

McCabe për kohë të shkurtër është bërë ushtrues i detyrës së drejtorit të FBI-së në maj të vitit të kaluar, pasi Trump e ka shkarkuar shefin e mëparshëm, James Comey.

Comey ka mbikëqyrur hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Trump e ka emëruar Christopher Wray për drejtor të FBI-së dhe ai është konfirmuar nga Senati në muajin gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i…