JTI-ja mbështet paralajmërimet për zvogëlimin e akcizës në cigare

19 qershor 2018 | 15:37

Të hyrat nga akcizat në produktet e duhanit në Mal të Zi në katër muajt e parë të vitit 2018 janë zvogëluar për 25.6 për qind, përderisa Bosnja dhe Hercegovina (BeH) ka humbur 770 milionë euro të të hyrave tatimore nga viti 2010 deri më sot.

Goran Pekez, drejtor i çështjeve korporative dhe komunikimit në Japan Tobacco International (JTI) për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se humbjet e tilla janë shkaktuar me rritjen agresive të akcizave dhe rritjen e tregtisë ilegale.

“Në mënyrë që të ndalohet rritja e tregut ilegal është i domosdoshëm rishikimi i kalendarit të akcizave në të dyja shtetet. Ne mbështesim deklaratat e ministrit të financave të Malit të Zi që do të rishqyrtohet politika e akcizave, duke përfshirë edhe mundësinë e zbritjes së shumës së akcizave në nivelin e akcizë në dhjetor 2017. Gjithashtu, mbështesim fuqishëm rekomandimet e ekspertëve të Administratës për Tatimin Indirekt të Bosnje dhe Hercegovinë e cila ka rekomanduar moratorium trevjeçar në rritjen e akcizave të duhanit. Këto masa do të krijojnë stabilitetin e domosdoshëm në këto shtete si bazë për përpjekjet e mëtejme për kthimin e konsumatorëve në rrjedha legale dhe rritjen e të hyrave tatimore”, ka thënë Pekez.

Ai ka theksuar se këto hapa nuk janë të mjaftueshme që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

“Ftojmë qeveritë dhe ministritë e financave në Mal të Zi dhe BeH që të vazhdojnë edhe me aktivitetet gjithëpërfshirëse të luftës kundër ekonomisë informale dhe tregtisë ilegale, që do të përfshinte kontrolle të shtuar të tregtisë ilegal nëpër shitore, nëpërmjet inspektimeve tregtar dhe tatimor, kontrollin e policisë në vendkalimet kufitare, në pika të trafikut dhe tregje, kontrolle rigoroze të kultivimit të duhanit si dhe masa të tjera të cilat do të sjellin deri te kthimi i dukshëm i të hyrave tatimore”, ka deklaruar Pekez.

Më tutje, ai ka thënë se arsye për rritjen e shpejtë të tregtisë ilegale me produkte të duhanit në Mal të Zi është rritja e fundit e akcizës specifike nga 30 në 40 euro në 1.000 cigare.

“Njëkohësisht me rritjen e TVSh-së prej dy për qind, që ka çuar deri tek rritja dramatike e çmimeve dhe rënies së dukshme në shitjen e cigareve në tregun legal. Në Bosnjë e Hercegovinë akciza është rritur nga 28 euro në vitin 2010, deri në 83 euro për 1.000 cigare në vitin 2018. Rritja e tillë e akcizave dhe çmimeve të produkteve të duhanit ka qenë barrë shumë e madhe për konsumatorët të cilët u janë kthyer alternativave ilegale”, është shprehur ai.

Image result for Goran Pekez jti

Kalendarët e akcizave të cilat bazohen në rritjen e parashikueshme dhe graduale të akcizave në shtetet e rajonit paraqesin çelësin për rritjen e të hyrave buxhetore dhe parandalimin e tregtisë ilegale. Ngarkesa minimale e akcizave në shtetet anëtare të BE-së është 90 euro në 1.000 cigare, por sipas rregullave të BE-së, ky është qëllim të cilin duhet ta arrijnë shtetet kandidate për hyrje në BE, në afat prej katër vjetëve pas momentit të hyrjes në BE.

JTI-ja ka përshëndetur praktikën e mirë të miratimit të kalendarëve të akcizave të cilat gradualisht ndryshojnë ngarkesën tatimore, siç është shembulli i Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritjet e mëdha tatimore, qoftë edhe kur janë të parashikuara me anë të kalendarit, nëse nuk marrin parasysh fuqinë blerëse sjellin deri te gjendjet e shokut në treg, ekspansioni i tregtisë ilegale dhe humbja e të hyrave tatimore.

Krejt në fund, Goran Pekez ka theksuar posaçërisht shembullin e Serbisë, ku përpjekjet e përbashkëta të shtetit dhe industrisë kanë sjell deri të kalendari optimal i akcizave i cili me rezultatet në luftë kundër tregtisë ilegale sot rezulton me rritje konstante të të hyrave buxhetore.

Industria e duhanit është një nga kontribuuesit tatimor më të mëdhenj në rajon.

Vetëm JTI-ja ka paguar akcizë në vlerë më shumë se 482 milionë euro në rajon, në vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, gjatë…