Kabul: Numri i të vrarëve arriti në 95 vetë

27 janar 2018 | 18:12

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një sulm masiv vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, ka arritur në 95 vetë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare, shkruan REL.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.

Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ushtruesin…