Kaçaniku i mobilizuar për sanimin e dëmeve pas reshjeve të shiut

05 shkurt 2018 | 11:22

Komuna e Kaçanikut përmes ekipeve në terren është duke punuar në pastrimin e hapësirave të cilat janë prekur nga vërshimet e ditëve të fundit.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca, Ramadush Osmani, ka bërë me dije se Bulveardi “Ismajl Raka” është pastruar, megjithatë ende vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të disa bllokadave të krijuara në kanalet nëntokësore.

Gjendje e vështirësuar paraqitet edhe në lagjen “Kukaj”, ku dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa ekipi i kontraktuar nga komuna, kompania “Bifurkacioni” si dhe ekipi nga kompania “Bechtel Enkea” janë duke punuar në vazhdimësi.

Nga komuna e Kaçanikut gjithashtu është bërë me dije se është krijuar një komision për të vlerësuar dëmet e shkaktuara të cilat do të përfshihen në një raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit, në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës…