Kane, pas tre golave, merr topin me vete

26 qershor 2018 | 13:27

Harry Kane doli nga aeroplani i Anglisë në St Petersburg, me një top të nënshkruar nga shokët e ekipit, ndërsa tani ai po konsiderohet si shpresat e një kombi.

Ai shënoi het-trik në ndeshjen që Anglia fitoi 6-1 ndaj Panamasë, fitorja më e lartë e Anglisë ndonjëherë në kampionatet botërore. Anglia e ka siguruar vendin në 16 ekipet më të mira në këtë Kampionat, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të enjten në Kaliningrad, ku përcaktohet fituesi i Grupit G.

Kane që është kapiten është kthyer edhe në lider, ndërsa ‘topi i ndeshjes’ i takoi atij dhe është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e skuadrës së Anglisë pas ndeshjes. Mesazhet më të bukura ishin nga shokët e ekipit të Tottenhamit si i Dele Allit, “Nuk është befasi. Urime vëlla!” Secili nga lojtarët ka lënë nënshkrimin dhe një mesazh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dikur vetë si refugjat, tani ylli i futbollit, Valon Behrami,…