Kapen armë në Deçan, arrestohen dhjetë persona

12 mars 2018 | 16:45

Policia e Kosovës në Deçan ka arritur që të identifikojë dhjetë persona të dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Të identifikuarit, përkatësisht të arrestuarit janë shtetasit: F. R., A. Q., A. L., D. R., A. Q., F. D., B. K., V. I., V. B., dhe E. R.

Është bërë me dije se personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit kanë realizuar bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të arrestuarve me ç’rast ka kapur dhjetë armë dhe municion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se arsyeja…