Kapiteni i FSK-së varroset me nderime ushtarake

16 korrik 2018 | 18:22

Në Landovicë të Prizrenit është varrosur me nderime të larta ushtarake kapiten, Sejdi Krasniqi, i cili ishte komandant i Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së.

Sejdi Krasniqi ka ndërruar jetë të dielën pas një sëmundje të rëndë.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit  kapiten Sejdi Krasniqit nga Ministria e FSK-së kanë qenë të pranishëm sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Shkëlzen Sylaj, komandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT), gjeneralbrigade Enver Cikaqi,  drejtori i Operacioneve, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, shefi i operacioneve dhe trajnimeve, gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Naim Haziraj, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë,  Xhevahir Geci si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të  FSK-së dhe MFSK-së.

Të hënën gjatë është mbajtur edhe një akademi përkujtimore kushtuar, komandantit të Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, Sejdi Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi në mes të presidentit të Shteteve të…