Kaq janë pagat e punëtorëve të “Trepçës” (Dokument)

12 korrik 2018 | 13:48

Në opinion është krijuar një lloj perceptimi se minatorët e “Trepçës” bëjnë pjesë në kategorinë me paga më të ulëta në vend apo shpesh shikohen dhe si raste sociale.

Gazeta “Epoka e re” ka siguruar listën e pagave të 1 331 punëtorëve të “Trepçës”.

Paga në Minierat e Kizhnicës (paga neto) është 1,360.87 euro, kurse paga me e ulët është për punëtorët e sigurimit (paga neto)  398.82 euro.

Ndërkaq sipas anketës së fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 euro në muaj.

Mesatarja e pagave të punëtorëve të “Trepçës” del të jetë dyfish më e lartë se paga mesatare në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së menaxhmentit të “Trepçës”,  Miftar Hyseni. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se bazuar në të dhënat e muajit të fundit mesatarja e pagës del të jetë 655 euro, kurse sa u përket punëtorëve të Stantërgut, ka thënë se paga mesatar është 767 euro.

 

(Albulena S. MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Visar Bekaj është i bindur se FC Prishtina, kualifikimin…