Kasapi dhe Papuqi rrugës së Merlakut

20 dhjetor 2017 | 17:07

Sulmuesi Altin Merlaku ditë më parë është larguar nga Besa e Pejës për ta vazhduar karrierën në skuadrën e Llapit, kurse rrugën e tij mund ta ndjekin edhe dy lojtarët me përvojën më të madhe në këtë klub, Fetim Kasapi dhe Florent Papuqi.

Gazeta “Epoka e re” të martën nga burimet e veta brenda klubit të Besës ka mësuar se kapiteni Fetim Kasapi dhe zëvendëskapiteni Florent Papuqi kanë marrë oferta nga disa klube, por që janë ende në pritje të ndonjë vendimi nga kryesia e Besës për të vendosur për të ardhmen.

Nëse klubi nuk reagon brenda këtij viti, dyshja në fjalë, por edhe disa lojtarë nga ekipi i parë, mund ta braktisin skuadrën e Besës, e cila tash e disa kohë është duke u përballur me probleme të thella financiare.

Besa pas sezonit vjeshtor renditet në pozitën e dhjetë me 13 pikë, kjo pozitë e detyron skuadrën të luajë në barazh për ta siguruar mbijetesën në elitë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të…