Kastrati: Teatri i Gjakovës ka lënë pas një vit të suksesshëm

29 janar 2018 | 21:05

S’ka dyshim se është njëri nga aktorët më të dalluar kosovar. Fal punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, Edi Kastrati, për vite me radhë po del të jetë i pathyeshëm dhe i pa konkurrencë në profesionin e tij.

Shfaqjet e panumërta teatrale, mirë menaxhimi i teatrit të Gjakovës dhe roli i tij si “Arbnori”, në serialin vendor “O sa mirë”, mund të cilësohen si tre çelësat kryesor të karrierës së tij artistike.

Në një intervistë për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, drejtori i teatrit profesionit të Gjakovës  “Hadi Shehu”  z. Edi Kastrati,  thotë se viti 2017 ka qenë mjaftë i suksesshëm, por sipas tij, përkrah sukseseve dhe të arriturave nuk kanë munguar sfidat dhe vështirësitë.

“Viti 2017 mund të themi se ka qenë mjaftë i suksesshëm për teatrin e Gjakovës. Kemi punuar mjaftë shfaqje, ku me të njëjtat jemi prezantuar edhe në shumë prej festivaleve. Njëri nga sukseset më të mëdha, është se e kemi rregulluar problemin statusor.

Po, nuk mund të them që nuk kemi pas sfida dhe vështirësi, por me punë, angazhim dhe profesionalizëm të stafit, ja kemi dal mbanë dhe mund të themi që nuk janë vërejtur”, tha drejtori Kastrati, duke shtuar se viti 2018, do të jetë një vit i bashkëpunimit me teatrot e Rajonit.

“Po, në vitin 2018 na pret një punë e madhe mua si menaxher dhe stafin në përgjithësi. Do të jetë një vit me agjendë të ngjeshur dhe me shumë projekte sepse kemi krijuar raporte dhe marrëdhënie me shumë prej teatrove të rajonit”, tha drejtori i teatrit të Gjakovës z. Edi Kastrati, duke bërë me dije se projektet dhe bashkëpunimet që do të realizohen pëgjatë këtij viti, s’ka dyshim se do ta gjallërojnë kulturën tonë shekullore. /Zarfi Info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës U-21, Florent Hasani është prezantuar…