Katari e zgjeron bazën ushtarake për Shtetet e Bashkuara

01 shkurt 2018 | 10:56

Katari ka njoftuar se do ta zgjerojë bazën ushtarake, që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, duke synuar t’i forcojë lidhjet me ShBA-në, pas kontestit të ashpër diplomatik të Katarit me disa vende të tjera arabe.

Gjatë vizitës së djeshme në Shtetet e Bashkuara, ministri i mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammad al-Attiyah, ka thënë se zgjerimi i bazës ajrore, Al Udeid, do të bëhet ashtu që të jetë më i përshtatshëm për familjet e anëtarëve të ushtarëve amerikanë, raporton “Rel”.

Katari po synon zhvillim të lidhjeve edhe më të afërta të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, derisa vazhdon mospajtimi i thellë diplomatik me një aleancë të vendeve arabe, që udhëhiqet nga Arabia Saudite, e cila, po ashtu, është aleate e fuqishme e Uashingtonit.

Në bazën Al Udeid gjenden afro 10 mijë ushtarë amerikanë. Kjo bazë ka luajtur rol madhor në fushatat ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Siri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa studentë të organizatës “Demokracia Studentore” dolën para Rektoratit të…