Katër amerikanë janë vrarë në një hotel në Kabul

25 janar 2018 | 15:57

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në hotelin “Intercontinental” të Kabulit.

Sulmi ka ndodhur të shtunën, duke lënë 30 njerëz të vrarë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, nuk ka dhënë më shumë detaje për viktimat amerikane.

Zyrtarët afganë kanë thënë se 14 shtetas të huaj kanë vdekur në sulm. Gjashtë sulmues janë vrarë po ashtu nga forcat e sigurisë, raporton “Rel”.

Miliatntët kanë kryer sulmin në hotelin luksoz, të veshur me uniforma ushtarake.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur, Agron Selmani edhe zyrtarisht është emëruar trajner…