KDI-ja: Komunat shënojnë rritje të transparencës

09 shkurt 2018 | 16:31

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar të premten “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë).

Zyrtarë të KDI-së kanë bërë me dije se transparenca e këtyre komunave ka shënuar rritje, bazuar në 44 orë indikatorë vlerësues.

Naim Cahani nga KDI-ja ka theksuar se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale.

Sipas tij, ky indeks është i bazuar në katër shtylla të vlerësimit, transparenca në zyrën e kryetarit, Kuvendi Komunal, financat komunale si dhe transparenca në konsultim me publikun. “Në bazë të gjeturave të këtij indeksi të matur për periudhën janar-dhjetor 2017, del se komuna e Rahovecit ka qenë komuna me transparencën më të madhe nga gjatë komunat e matura me 84.2 për qind të transparencës. Pastaj radhiten komuna e Malishevës (77.4 për qind të transparencës), komuna e Prizrenit (67.1 për qind të transparencës), komuna e Suharekës (65.7 për qind të transparencës), komuna e Dragashit (62.9 për qind të transparencës) dhe komuna e Mamushës (27.8 për qind të transparencës)”, ka thënë ai.

Ndërsa Gentian Kryeziu ka prezantuar të gjeturat e tjera, duke bërë me dije se komuna e Rahovecit prinë me transparencë në shtyllën e zyrës së kryetarit, ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar me 31.3 pikë, ajo e Malishevës me 29.7 pikë, komuna e Prizrenit me 20.0 pikë, komuna e Suharekës me 18.7 pikë, komuna e Dragashit me 15.0 pikë si dhe komuna e Mamushës me 4.3 pikë.

Sipas tij, komuna e Suharekës ka shënuar transparencën më të madhe në shtyllën e Kuvendit të Komunës ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar me 32.0 pikë, pastaj komuna e Rahovecit me 31.0 pikë, komuna e Dragashit me 28.0 pikë, ajo e Malishevës me 27.3 pikë, komuna e Prizrenit me 23.0 pikë, dhe më së paku transparente në këtë shtyllë del të jetë komuna e Mamushës me 12.0 pikë.

Më tutje, Kryeziu ka theksuar se edhe në shtyllën e financave komunale, komuna më transparente në këtë rrafsh është treguar ajo e Rahovecit, ku nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar me 32.3 pikë, e pasuar nga komuna e Prizrenit me 27.7 pikë, pastaj komuna e Dragashit me 26.7 pikë, komuna e Malishevës me 25.0 pikë, komuna e Suharekës me 20.0 pikë, si dhe Komuna e Mamushës me 9.3 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbajtur të…