Kënga më e popullarizuar e të gjitha kohërave

27 Dhjetor 21:05

Kënga për të cilën sot mund të thuhet se është ekzekutuar më së shumti në tërë botën është krijuar që në shekullin XIX.

Është kjo kënga Urime ditëlindjen.

Nëse mund t’i besohet Librit të Guinessit të rekordeve botërore, kjo është kënga më e njohur e rajonin të së folmes angleze, ndërsa është përkthyer edhe në 18 gjuhë.

Melodinë e kanë shkruar motrat Patty e Milidred Hill qysh në vitin 1896, ndërsa titullin origjinal e ka pasur “Good Morning to All” (Mirëmengjes të gjithëve). Petty, në fakt, ka qenë drejtoreshë e një kopshti fëmijës, deri sa Mildred ka punuar si mësuese e muzikës e kompozitore. Këtë melodi motrat e kanë shfrytëzuar për qëllime pedagogjike.

Si përshëndetje e mësuesit është botuar në vitin 1896 në Librin e këngëve për kopsht.

Versioni i ditëlindjes është botuar në vitin 1912, dhe pas kësaj fillon ta pushtojë botën.

Kënga është e mbrojtur deri në vitin 2030, ndërsa të ardhurat në emër të të drejtave të autorit sjellin rreth dy milionë dollarë në vit.

Ekzekutimi më i njohur i kësaj kënge janë Variacionet e Peter Heidrichit, i cili i ka aranzhuar në stilin e disa nga të mëdhenjve të historisë së muzikës – Mozartit, Bachut, Haydnit, Beethovenit, Brahmsit, Dvorakut…

Dëgjojeni:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Gjatë vitit 2017 shumë projekte filmike kanë filluar xhirimet, prej…