Kërkohet liberalizimi i tregut për bizneset

13 dhjetor 2017 | 13:35

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, i kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje fillimisht është shqyrtuar Raporti i grupit punues për amendamentimin e Projektligjit për Standardizim. Gjatë shqyrtimit të 19 amendamenteve, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilët, ku sikurse anëtarët e këtij komisioni, unanimisht janë shprehur në favor të amendamenteve të propozuara.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për liberalizimin e tregut për biznese, gjë që është konstatuar se liberalizimi i vizave është më i rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një fillim sezoni të shkëlqyer, Geoffrey Kondogbia do të…