Kërkohet përpjekje më e madhe në parandalimin e drogave

22 maj 2018 | 17:34

Këshilli Kombëtar Kundër Narkotikëve ka mbajtur të martën takimin e radhës, në të cilin është diskutuar implementimi i Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i cili është e koordinator i kësaj strategjie, ka vlerësuar grupin punues për punën e bërë deri më tani, në veçanti ka falënderuar organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.

Koordinatori Shkodra ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të këtë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.

Grupi punues ka vlerësuar se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pritet që karrierën…