Kështu do të jetë moti për fundjavë

30 mars 2018 | 15:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës moti do jetë me shi.

Pavarësisht kësaj, IHMK-ja ka theksuar se temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të arrijnë nga 12 deri në 19 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë natës së shtunës dhe të dielën nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu. Nëpër disa vende të izoluar do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm  i  Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip…