>

Këtë javë rimbursohen mjetet për kuponë fiskal

05 mars 14:50

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se deri në fund të kësaj jave do të behët rimbursimi i fituesve të kuponëve fiskal.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, të cilët kanë qenë fitues nga tërheqja e numrave potencial fitues për periudhën TM4 2017, se procesi i verifikimit të plikove me kuponë fiskal ka përfunduar, dhe tani presim që të ekzekutohen listat e fituesve për rimbursim të mjeteve. Rimbursimi i fituesve do të bëhet më së largu deri ne fund të kësaj jave”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka…