Këtë vit në Prishtinë do të ndërtohen edhe tri çerdhe të reja

11 prill 2018 | 15:32

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se këtë vit komuna që drejton do të nisë ndërtimin e tri çerdheve të reja.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Komisioni Evropian do t’i financojnë dy kërkesa të komunës së Prishtinës për çerdhe të reja.

“Super lajme na vijnë nga Komisioni Evropian, sivjet do t’i financojnë dy kërkesa tonat për çerdhe. Njëra në Kalabri dhe tjetra në Dardani. Bashkë me financimin Ministrisë së Arsimit për çerdhen e rindërtuar Yllkat, do t’i nisim tri çerdhe të reja në vitin 2018”, ka thënë Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mbrëmje luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të…