Këto janë aksionet më të mëdha të policisë së Kosovës përgjatë vitit 2017

31 dhjetor 2017 | 19:04

Policia e Kosovës përgjatë një viti ka punuar vazhdimisht në shtimin e sigurisë për qytetarët e vendit.

Madje në kuadër të kësaj hyjnë edhe vendimet e mëdha lidhur me sigurinë shtetërore. Por, pavarësisht përpjekës së shtuar të zyrtarëve policor për të ofruar siguri në gjithë vendin, gjatë vitit 2017 janë regjistruar 24 raste të vrasjeve dhe qindra tentim vrasje.

Të dhënat e policisë për punën njëvjeçare të tyre tregojnë se përgjatë 12 muajve në pranga të autoriteteve kanë përfunduar hiq më pak se 10 mijë qytetarë për vepra dhe incidente të ndryshme, ku shumë prej tyre ishin dërguar në qendra të mbajtjes e disa edhe ishin liruar në procedurë të rregullt.

Gjithnjë sipas të dhënave zyrtare të policisë, nga janari deri në dhjetor, policia ka gjetur dhe konfiskuar mbi 10 mijë armë dhe mbi 15 mijë copë municionesh të ndryshme.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar qindra operacione dhe ka hartuar e zbatuar po ashtu shumë Plane Operative.

E gjithë punën e tyre përgjatë një viti Policia e rrumbullakon edhe me disa nga aksionet më të mëdha.

Njëri ndër aksionet më të mëdha të Policisë përgjatë vitit 2017 ka qenë edhe bashkëpunimi me DEA-n amerikane ku është arritur prangosja e gjithsej 10 personave për trafik droge.

Pas disa hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane arritën të realizonin tri operacione policore.

Operacioni i parë është realizuar më 18 qershor, ndërsa i dytë është me 27 qershor në Klinë.

Operacioni rezultoi në arrestimin e katër personave në Kosovë, gjashtë personave në Nju-Jork ku edhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale, raporton Indeksonline.

Ndërsa njëri prej aksioneve të tjera të mëdha nga Policia e Kosovës është konfiskimi i 135 kilogramëve të drogës ku u arrestuan pesë persona.

Me këtë rast Policia ka zbatuar Planin Operativ Taktik ‘Çelësi’ ku në kontrollimin e depove të mobileve në Ferizaj, janë gjetur substance të dyshuara narkotike.

Gjatë kontrollit të depos janë gjetur disa dyer të dhomave të përgatitura për eksport dhe në brendësinë të njërës prej tyre është arritur të gjendej sasia e narkotikëve të llojit, marihuanë.

Operacioni është vazhduar për disa ditë ku ishin arrestuar pesë persona të dyshuar.

Me këtë rast është arritur edhe konfiskimi i 40 dyerve të dhomave të mbushura me drogë si dhe një AK-47, me dy karikatorë, telefona mobil, dëshmi të tjera dhe një veturë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë qytetarët…