Kevin Smith humbet peshë pas sulmit në zemër

03 prill 2018 | 11:27

Komediani Kevin Smith ka pësuar një sulm në zemër një muaj më parë dhe ai tani në rrjetin social në “Twitter” ka bërë një përditësim për fansat.

Aktori ka treguar se ka humbur shumë peshë për shkak të largimit nga disa ushqime si detyrim pas asaj që i ndodhi. “11 kilogramë më pak.

Mjeku më tha të humbja 22 kilogramë dhe tani jam shumë afër. Ky sulm në zemër ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë për shëndetin tim”, ka shkruar Kevini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për të thënë…