KF Llapi zyrtarizon tre lojtarë

18 qershor 2018 | 19:59

Fatbardh Latifi do të jetë lojtar i KF Llapit në katër sezonet e ardhshme. Qendërmbrojtësi shtatlartë që luajti në gjithë sezonin për “Ramiz Sadikun”, është lojtari më i ri i Llapit.

“Ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e klubit për katër edicionet e ardhshme. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Fatbardhit në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Llapin e ka përforcuar edhe Shend Kelmendi. Sulmuesi është transferuar nga Trepça ’89 dhe ka nënshkruar me Llapin për dy vjetët e ardhshëm.

Llapi e ka zyrtarizuar edhe talentin Albion Osmani, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri.

Krahas prurjeve të reja në skuadër, KF Llapi ka vazhduar kontratat me futbollistët që bartën barrën kryesore të skuadrës në edicionin që lamë pas.

Kapiteni Hamdi Namani, mesfushori kryesor i skuadrës, Mentor Zhdrella, mbrojtësi i krahut, Benjamin Emini dhe sulmuesi Gentrit Begolli do të jenë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Belgjikës ka fituar me rezultat të thellë 3-0…