KHAIA nënshkruan memorandum bashkëpunim me MFSK-në

26 Janar 14:01

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit, në përputhje me obligimet ligjore, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

Memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Dr. Shkelzen Sylaj dhe kryesues i KHAIA-së Mirsim Beqiri.

Ky memorandumi rregullon mënyrën e ofrimit të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës për KHAIA, në rast të ndonjë aksidenti ajror ose hekurudhor në Republikën e Kosovës.

Mbështetja do të ofrohet nga njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur, kutive të zeza si dhe materialeve të tjera, objekt i hetimeve dhe kërkimeve të KHAIA-së.

Gjithashtu FSK-ja do të mbështes KHAIA-në në transportin e mbetjeve në rast të një aksidenti të fluturakeve dhe trenave nga vendi i transportit deri në lokacionin e caktuar nga KHAIA.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe të Hekurudhave në Zyrën e Kryeministrit ka përgjegjësi për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Ajrore dhe Hekurudhore në Republikën e Kosovës, hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve kudo në botë për avionët dhe trenat e regjistruar në Republikën e Kosovës si dhe marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit kudo në botë nëse ndodhë një aksident me viktima nga qytetarë të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), Arben Zharku, do…