Khedira preferon rikthimin në Bundesliga

23 shkurt 2018 | 12:18

Kontrata e Sami Khediras skadon në vitin 2019 dhe mesfushori ka shprehur gjithmonë dëshirën se do të ishte i gatshëm që të rinovonte me Juventusin, pa u menduar fare.

Por fakti që drejtuesit e klubit po hezitojnë për t’ia ofruar një marrëveshje të re, duket se ka nervozuar disi mesfushorin gjerman.

“E kam thënë edhe në intervista të tjera se, nëse Juventusi do të më ofronte rinovimin, nuk do të mendohesha dy herë. Por, nëse kjo nuk ndodh, dëshira ime do të ishte të rikthehesha në Bundesligë. Gjithsesi, për momentin, jam plotësisht i përqendruar te sezoni aktual dhe do ta respektoj kontratën që kam”, ka deklaruar Khedira.

I pyetur për duelin me Napolin, Khedira është përgjigjur: “Kishte vite që në Itali nuk shihej një betejë e tillë, por ne nuk jemi të ngopur së fituari. Liga e Kampionëve, mision i pamundur? Jo, me Tottenhemin, shanset për kualifikim janë 50 me 50 dhe ne do të shkojmë në Londër për të avancuar më tej”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Naim Rashiti ka thënë se subjektet politike shqiptare kanë…