Kim Kardashian, kandidate për presidente?

18 qershor 2018 | 14:47

Kanye West mund të ketë konkurrencë të fortë nëse kandidon për president, bashkëshorten e tij, Kim Kardashian!

Në një intervistë për “CNN”, Kim Kardashian është pyetur nëse kishte menduar ndonjëherë të kandidojë për presidente të ShBA-së.

“Oh, nuk besoj se kjo do të jetë ndonjëherë në planet e mia”, është shprehur Kardashiani.

“Trumpi është president, edhe mund të ndodhë”, e ka ndërpre Van Jones.

“E di. Arsyeja përse Kanye e suporton kaq shumë është ideja se çdo gjë mund të ndodhë”, është përgjigjur Kimi.

Kanye West ka deklaruar disa herë pëlqimin e tij për të kandiduar si president, madje është takuar disa herë me presidentin Donald Trump pas zgjedhjes së tij në vitin 2016. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ia ka dhënë…