Kina qet rregulla të reja për investimet jashtë vendit

27 Dhjetor 21:07

Kina njoftoi një rregullim të ri që synon më shumë kontroll mbi blerjet nga investitorët kinezë të kompanive jashtë vendit.

Bëhet fjalë për të limituar investimet në sipërmarrje të tipit fusha golfi, studio kinematografike apo klubet e futbollit.

Kjo lëvizje hyn në kuadrin e politikës së zhvilluar që prej vitit të kaluar nga autoritetet kineze për të frenuer valën masive të investimeve jashtë vendit.

Këto mund të fshehin një rrjedhje kapitali dhe të rrisin nivelin e borxhit në Kinë që mund të rrezikojë stabilitetin financiar të vendit.

Këto masa plotësojnë rekomandimet e publikuara në gusht që synojnë të ngushtojnë investimet në disa sektorë si pronat e patundshme, sporti dhe argëtimi pas një serie investimesh, në shuma të dyshimta, nga ana e disa prej grupeve më të mëdha kineze, përcjell Atsh.

Më 19 dhjetor, një kod i sjelljes së mirë për sipërmarrjet private kineze që investojnë jashtë vendit është publikuar për të evituar blerjet shumë të rrezikshme që mund të përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kënga për të cilën sot mund të thuhet se është…