Kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë javë shfaq filmat vendorë

13 shkurt 2018 | 15:44

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë ka shpalosur programin e filmave dhe aktiviteteve për këtë javë, të cilat do të fillojnë nga dita e enjte.

Si pjesë e programit do të shfaqen edhe filmat vendorë si filmi “Shok”, “Home”, “Ballkoni”, “Si qeni n’rrush”, “t’Padashtun”.

Po ashtu, do të shfaqet premiera për herë të parë në Pejë e filmit “Martesa” nga Blerta Zeqiri. Gjithashtu, do të bëhet edhe shfaqja e programit të filmave të shkurtër të animuar si pjesë e programit “Best of Anibar” ku do të shfaqen filmat më të mirë të festivalit.

Në kuadër të kësaj jave do të mbahet edhe një punëtori njëditore e Akademisë së Animacionit Anibar dhe jazz koncerti i USAFE Band: The Ambassadors.

Të gjitha këto aktivitete do të mbahen në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Anibar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot është takuar edhe me…