Kjo është deklarata e Mirel Josës para ndeshjes me Dritën

20 maj 2018 | 12:46

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka thënë se e rëndësishme për skuadrën kryeqytetase është të ketë qetësi në ndeshjen ndaj Dritës, e cila e vendos titullin e kampiones.

“Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës donë që neve të na godas, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave. Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter skuadra dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe në këtë ndeshje”, ka thënë Josa, duke shtuar: “Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin. E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendoj vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmoj dhe duhet të jemi të kujdesshëm. ‘Ora’ nuk vjen me fjalë, ‘ora’ vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës  (KEK) ka reaguar ndaj shkrimeve në…