Kjo është ëndrra e Marquezit

18 dhjetor 2017 | 16:52

Ka fituar 6 tituj kampionë bote në karrierën e tij dhe motivimi për të qenë gjithnjë në majën e Moto GP është gjithnjë i madh.

Por për pilotin spanjoll Marc Marquez ka ende kohë për të bërë realitet një ëndërr, që një ditë të garojë në pistë së bashku me vëllanë e tij Alex, që aktualisht garon në kategorinë Moto 2, raporton “Telesport”. Idealja do të ishte që ata të ishin së bashku në të njëjtën skuadër, por kënaqësi do të ishte edhe nëse ata do të sfidonin njëri-tjetrin si rivalë në pistë, me motorë të ndryshëm.

“Vit pas viti, motivimi im nuk ndryshon dhe mësoj shumë nga gabimet e së shkuarës”, ka thënë Marc Marquez.

“Ëndrra ime është e njëjtë çdo vit, të garoj një ditë me vëllanë tim në pistë, në kampionatin e Moto GP. Ai po bën një paraqitje të mirë në Moto 2 dhe mendoj se një vit do të vijë edhe këtu, në Moto GP, pasi e meriton”, u shpreh Marc Marquez për mediet spanjolle.

Jo vetëm ai, por edhe vëllai i vogël Alex ka të njëjtën dëshirë, që një ditë të provojë të mposhtë Marc në pistë. “Për mua do të ishte një motivim i madh. Por tani për tani synoj titullin kampion në Moto 2 dhe më pas, të kaloj në Moto GP në vitin 2019”, u shpreh Alex Marquez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra i shoqëruar nga…