Kleofina Pnishi, në mesin e 12 vajzave më të bukura të Francës

18 dhjetor 2017 | 10:54

Modeluesja shqiptare Kleofina Pnishi është radhitur në mesin e 12 vajzave më të mira të Francës.

Në një spektakël madhështor, “Miss Franca” të shtunën është zgjedhur Maeva Coucke – Miss Nord Pas Calais.

Nga gjithsej 30 kandidate, secila Miss i një krahine apo qyteti, Kleofina Pnishi është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë. Pnishi disa muaj më parë është zgjedhur Miss Provence.

Eva Colas është përzgjedhur përcjellësja e parë e Missit, ndërsa Lison di Martino përcjellësja e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo “ngacmon” Barcelonën më pak se një javë nga…