Klina shpalli sportistët më të mirë të vitit 2017

18 dhjetor 2017 | 16:25

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë i ka zgjedhur sportistët më të dalluarit të vitit 2017.

Sportisti i vitit u shpall futbollistja e KF Dukagjini, Gjenifer Pjetri. Në mesin e sportistëve më të mirë për këtë vit janë edhe Liridon Palushaj (futboll), Zana Elezaj (volejboll), Lavdie Behramaj (futboll), Arbnor Mustafa (gjimnastikë), Isa Çitaku (ping-pong), Kushtrim Bojaj (volejboll), Burim Dushi (shah), Rikard Quni (hendboll) dhe Feride Zogaj (hendboll).

Trajneri më i mirë i vitit u shpall Jeton Bojaj nga KH Dukagjini, kurse pedagogu me i mirë sportiv Hil Merlaku, ndërsa shpresat e sportit u shpallën, Leurant Marmullaku, Abetare Gashi, Djellza Kurtaj, Albias Tigani dhe Elta Xhemajli.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër (e martë) në orën…