Kloppi e refuzon Bayernin

03 Janar 15:40

Trajneri Jurgen Klopp nuk do të rikthehet në Bundesliga, pasi synim e ka të fitoj titullin e kampionit në Premier Ligë.

Menaxheri i trajnerit Klopp, Marc Kosicke ka thënë se Jurgen Klopp do të vazhdojë të drejtojë Liverpoolin edhe sezonin tjetër.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me transferimin e Jurgen te Bayern. Ai do të vazhdojë me Liverpool, pasi kërkon të triumfojë në Premier me këtë ekip”, ka thënë ai.
Kloppi konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Jupp Heynckesin në skuadrën e Bayern Munchen.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se dënimi…