Kloppi gjen pikën e dobët të Realit

23 maj 2018 | 17:48

Jurgen Klopp e ka të qartë se kush është pika e dobët e Realit, 3 ditë përpara finales së Champions League që Liverpuli do të luajë kundër madrilenëve.

Në një intervistë për “Mirror”, trajneri gjerman tha: “Të gjithë e shohin qartë: Marcelo është një lojtar i shkëlqyer sulmues, por nuk mbron. Gjithsesi, Reali ka fituar dy kupat e fundit dhe janë sërish në finale. Nuk mund të flasim për pika të dobëta në një skuadër të tillë. Futbolli nuk është aq i thjeshtë sa të themi se Marcelo do të dalë përpara dhe Salah do të ketë hapësirë më shumë”.

Klopp theksoi se Reali ka një veti shumë të mirë: ruan qetësinë edhe në situatat më të vështira.

“Sado mundësi shënimi të kesh kundër tyre, nuk stepen. Janë të akullt. E dinë që do të kenë edhe ata mundësitë e tyre dhe do të shënojnë”, tha trajneri i Liverpulit.

Në fund, Klopp deklaroi se skuadra e tij nuk është favorite për vetë faktin se deri tani nuk ka fituar asnjë trofe.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…